Arrestohet një person e kapet drogë nga operacioni “Befasia” në Prishtinë

Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, ku ka sekuestruar lëndë narkotike dhe ka arrestuar një të dyshuar për trafikim të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 24 qese kokainë, 6 qese marihuanë, 4 tableta ekstazi, qese të zbrazëta që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe 1 telefon mobil që dyshohet se u përdor për aktivitete të paligjshme.

Sipas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i dyshuari ka një dënim të formës së prerë prej dy vitesh për veprën penale  blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Operacioni “Befasia” u krye si pjesë e aksionit për të luftuar krimin e organizuar të trafikut të narkotikëve. I dyshuari u dërgua në paraburgim.

“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar të vazhdojë punën për të zbuluar dhe parandaluar çdo aktivitet kriminal që kërcënon sigurinë dhe rendin publikë, në veçanti aktivitetet e tilla kriminale që rrezikojnë shëndetin e rinisë sonë”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika