Punimet në hekurudhën në Han të Elezit, banorët kërkojnë nënkalim

Ishte paraparë që faza e parë e punimeve në linjën 10 të hekurudhave që dërgon në Han të Elezit të përfundonin vitin e kaluar, mirëpo shkaku i disa problemeve si dhe pandemisë ky afat është zgjatur deri në fund të këtij viti. Punimet atje janë duke vazhduar, por banorët po kërkojnë edhe ndërtimin e një nënkalimi që ua mundëson lëvizjen edhe personave të hendikepuar, pleqve si dhe karrocave të fëmijëve

Hekurudha Prishtinë –Shkup në Han të Elezit

Punimet ishte paraparë të përfundonin më 2021, ndërsa  tani që është ë qershori i 2022-ës, punimet për rregullimin e hekurudhës së linjës 10 që përfundon në Han të Elezit ende nuka kanë përfunduar.

E sipas kompanisë që menaxhon me infrastrukturën hekurudhore “Infrakos”, punimet nuk përfunduan me kohë shkaku i pandemisë.

Por ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj kompanie Zymer Zekaka thënë se afati për përfundimin e punimeve është zgjatur deri në fund të këtij viti.

“Kjo fazë është dështuar  që të përfundojë në vitin e kaluar, por për shkake të COV-19 dhe problemeve të tjera siç janë, shpronësimet etj, kemi qenë të detyruar që t’ia vazhdojmë afatin për kryerjen e punimeve, por nuk i kemi ndryshuara asgjë në mënyrë financiarë dhe afati është deri të 31.12.2022” ka  deklaruar,  Zymer Zeka – UD Drejtor.

Zymer Zeka – UD Drejtor Infrakos

Ndërsa banoret e Hanit të Elezit janë duke kërkuar nënkalim që në vendin ku po bëhen punimet, të ketë një projekt për një vendkalim të ri, pasi sipas tyre mbikalimi që ekziston nuk i plotëson kushtet. E për këto kërkesa banorët këtu kishin mbajtur edhe dy protesta.

“Nënkalimi nevojitet për kalimin e personave të moshuar, gjithashtu dhe për personat më nevoja të veçanta  kjo është arsyeja e parë ndërsa e dyta është se mbi kalimi  në kohë më kushtet të këqija atmosferike sic është dimri është rrezikshme pasi është e rrëshqitshme” ka theksuar , Xhemajl Daci – Banor.

Xhemajl Daci – Banor

Ndërkohë banori tjetër,  Zijadin Bushi  ka thënë se “ nënkalimi  është më i lehët dhe i përshtatshëm  edhe për personat më nevoja të veçanta, poashtu dhe për personat e moshuar gjithashtu dhe për gratë më fëmije të vegjël të cilët janë më karroce”.

 

Zijadin Bushi, Banor

Ndërsa Kryetari i kësaj Komune Mehmet Ballazhi thotë se nga Ministria e Infrastrukturës kanë marrë premtim për zgjidhjen e këtij problemi.

“Zëvendës-ministri i Infrastrukturës ka qenë këtu dhe  ka marrë pjesë dhe është takuar nënkryetari komunës së  Hanit të Elezit, dhe kanë diskutuar për këtë çështje, gjithashtu ka premtuar që  nga vendi i ngjarjes që për këtë do të bëjë zgjidhje”, ka thesksuar kryetari i i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

kryetari i i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

Mirëpo Drejtori i Infrakos Zymer Zeka thotë se një vendkalim i ri nuk mund të bëhet, por se Infrakos mund të intervenoj duke e bërë mbikalimin ekzistues të kalueshëm për të gjithë.

“Me kërkesën e këshillit protestues dhe kryetarit të komunës, ne kemi mbajtur një takimi të përbashkët, ku ju kemi sqarua mundësit tonë nga ky projekt, që vetëm mbi kalimin ekzistues mund të bëjmë të kalueshëm”, kishte shtuar  Zymer Zeka – UD Drejtor Infrakos.

RTV Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës, në lidhje me kërkesat e banorëve të Hanit të Elezit, mirëpo nga kjo ministri nuk kthyen përgjigje.

Banorët e kësaj komune kishin paralajmëruar protestë për të premten e javës së kaluar, mirëpo pas takimit me përfaqësues të komunës e Infrakosit, kjo protestë është anuluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika