Gjykata Supreme ka njoftuar se janë vendosur për 42 ankesa të subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Teksa në një përgjigje për TV Dukagjinin, nga Gjykata Supreme thuhet se një ankesë është në procedurë për vendosje, pasi është pranuar dje nga PDAK-LPB në Ferizaj, kundër vendimit të PZAP-së.
Kjo ankesë ndërlidhet me rezultatet e QNR-së për votat e diasporës dhe me postë.
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale, deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative (AA) nga subjektet politike/kandidatët, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Për 42 ankesa është vendosur, derisa ankesa e fundit e paraqitur nga PDAK-LPB në Ferizaj, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 631/2025, e pranuar dje, me date 11 mars 2025, është në procedure për vendosje. Ankesa ka te beje me rezultatet e QNR-se, per votat e diaspores, me poste”. thuhet në përgjigje.
Gjykata Supreme për zgjedhjet: 42 nga 43 ankesa administrative kundër PZAP-it janë të vendosura
