Policia e ndaloi për kontroll, në veturë iu gjet një pushkë gjahu e gjashtë fishekë

Foto ilustruese

Gjatë ditës së djeshme(e enjte) rreth orës 17:00, njësia e hetimeve e stacionit policor në Kaçanik, gjatë një kontrolli të realizuar në fshatin Semajë, ka ndaluar një automjet të tipit xhip me targa vendore, i drejtuar nga personi B.Sh., 41 vjeç.

Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu dhe gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika