Një 23-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasoj e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Domorovc-Hodonovc, komuna e Ranillugut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.
Hashani më tej ka shtuar se Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë.
