Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron libra për “Universitetin e Prishtinës”

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 31-vjetorin e themelimit të saj.

Kjo datë konsiderohet e një rëndësie të madhe jo vetëm për “Dukagjinin”, por në përgjithësi për historinë e librit në Kosovë. Gjatë këtyre 31 viteve, kjo shtëpi botuese ka kontribuuar në pasurimin e kulturës dhe të edukimit në vendin tonë përmes botimeve, përkthimeve dhe teksteve shkollore.

Për ta shënuar këtë datë të veçantë, “Dukagjini” ka vendosur të dhurojë një numër të konsiderueshëm të librave për “Universitetin e Prishtinës”, më konkretisht për bibliotekat e Fakultetit Filozofik, Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Edukimit. Këto botime nga letërsia, sociologjia, filozofia e publicistika janë një kontribut i çmuar për pasurimin e fondit bibliotekar të këtyre fakulteteve, duke u ofruar studentëve vepra të autorëve më me ndikim, si dhe duke u mundësuar atyre qasje më të lehtë në literaturën më të fundit dhe më relevante në fushat e tyre përkatëse. Përmes kësaj iniciative, “Dukagjini” ka dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme në edukimin dhe zhvillimin kulturor, e në këtë formë duke ndikuar drejtpërdrejt në avancimin e dijes dhe të arsimit në vendin tonë.

Ky donacion u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga të tria Fakultetet, përfaqësuesit e të cilave u shprehen falënderues dhe uruan që ky të jetë një shembull dhe nismë për të tjerët.

“Uroj që këtë praktikë ta ndjekin edhe të tjerët, sepse ka të bëjë me dhurimin e dijes dhe kjo është dhurata më e mirë që mund ta pranojë një Universitet. Libri ende nuk e ka humbur vlerën, andaj ne e vlerësojmë shumë dhe ju falënderojmë për këtë donacion,” – u shpreh dekani Bekim Baliqi nga Fakultetin Filozofik.

Ndërsa, prodekani i Fakultetit të Filologjisë, Isa Sulcevsi, e çmoi këtë donacion, i cili, sipas tij, në mënyrë indirekte ndikon në të ardhmen e Kosovës.

“Shtëpia botuese ‘Dukagjini’ është një aset i Kosovës, i cili krijon vlera dhe ne jemi shumë falënderues dhe mirënjohës për këtë dhuratë që po na bëni. Fakulteti i Filologjisë është vendi ku është krijuar historia e fundit e Kosovës dhe me këtë donacion ju jeni duke kontribuuar në formë indirekte në shtetndërtimin e Kosovës”, – u shpreh ai.

Në Fakultetin e Edukimit, ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” u mirëprit nga dekani Blerim Saqipi, i cili, po ashtu, e vlerësoi shumë këtë donacion që, sipas tij, është një vlerë e shtuar dhe do t’u hyjë shumë në punë profesorëve e studentëve të këtij fakulteti.

Ndërsa, Erza Mati nga shtëpia botuese “Dukagjini” u shpreh tejet falënderuese ndaj gjithë atyre që i kanë mbështetur dhe që janë pjesë e këtij rrugëtimi të bukur. “Për ne është kënaqësi e madhe të kontribuojmë aty ku libri vlerësohet dhe urojmë që në vazhdimësi të kemi mundësi të pasurojmë bibliotekat e vendit dhe studentëve t’u ofrojmë qasje më të lehtë në literaturë”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Të fundit nga rubrika