Bajrami – Qeverisë Kurti për Ligjin për Qeverinë: A e dini çfarë ligji keni miratuar, amatera

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur një çështje ligjore mbi mandatin e anëtarëve të Qeverisë në rastin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Ajo ka vënë në pikëpyetje nëse kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij do të respektojnë Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin ata vetë e kanë hartuar dhe miratuar.

Sipas Bajramit, neni 26 i këtij ligji parashikon se nëse një anëtar i Qeverisë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti qeveritar para certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“A do ta respektoj Albin Kurti dhe Kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi që nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE.

Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1:

‘Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve'”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka cituar gjithashtu edhe Nenin 30 të ligjit, i cili specifikon se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e kabinetit të ri, por me disa kufizime të përcaktuara në ligj.

Duke e sfiduar Qeverinë, Bajrami ka ngritur pyetjen se çfarë kuptimi ka dorëheqja për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se në praktikë, kushdo që ka dhënë dorëheqje më parë nuk ka ushtruar më detyra brenda institucioneve.

“Nga ana tjetër, Neni 30 thotë:

‘Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit’.

Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion”, ka shtuar Bajrami.

Ajo ka ironizuar duke thënë se ndoshta Qeveria po pyet veten pse opozita nuk e ka çuar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

“A e dini çfarë ligji keni miratuar?

Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese. Amatera!”, ka përfunduar Bajrami.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika