Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor pesë persona pas një përleshjeje të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet, e cila ka njoftuar se pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Ahmeti.