Mark Carney betohet si kryeministër i ri i Kanadasë 

Mark Carney është betuar si kryeministër i ri i Kanadasë të premten dhe tani do të përpiqet ta drejtojë vendin e tij përmes një lufte tregtare të sjellë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kërcënimeve për aneksimin dhe zgjedhjeve të pritshme federale.

Carney, 59 vjeç, zëvendëson kryeministrin Justin Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar, por qëndroi në pushtet derisa Partia Liberale zgjodhi një udhëheqës të ri. Carney pritet gjerësisht të shkaktojë zgjedhje të përgjithshme në ditët ose javët e ardhshme raporton AP përcjell Dukagjini.

“Ne kurrë, kurrë, në asnjë formë nuk do të jemi pjesë e Shteteve të Bashkuara. Amerika nuk është Kanada”, tha Carney duke shtuar se “Ne jemi në thelb një vend tjetër.”

Partia Liberale në pushtet ishte shfaqur e gatshme për një humbje historike në zgjedhje këtë vit derisa Trump shpalli luftë ekonomike dhe vazhdimisht ka thënë se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të. Tani partia dhe lideri i saj i ri mund të dalin në krye.

Carney ka thënë se është gati të takohet me Trump nëse ai tregon respekt për sovranitetin kanadez. Ai tha se nuk ka në plan të vizitojë Uashingtonin për momentin, por shpreson të ketë një telefonatë me presidentin së shpejti.

“Presidenti është një biznesmen i suksesshëm dhe krijues i marrëveshjeve. Ne jemi klienti i tij më i madh në kaq shumë industri”, tha Carney duke shtuar se “Klientët presin respekt dhe punë së bashku në një mënyrë të duhur tregtare.”

Carney i kaloi krizave kur ishte kreu i Bankës së Kanadasë gjatë krizës financiare të vitit 2008 dhe më pas në 2013 kur u bë i pari joqytetar që drejtoi Bankën e Anglisë – duke ndihmuar në menaxhimin e ndikimeve më të këqija të Brexit në MB.

Carney, një ish-ekzekutiv i Goldman Sachs pa përvojë në politikë, bëhet kryeministri i 24-të i Kanadasë. Ai tha se mbrojtja e punëtorëve kanadezë dhe familjeve të tyre përballë veprimeve të pajustifikuara tregtare dhe rritja e ekonomisë do të jenë prioritetet e tij kryesore.

Carney tha se do të udhëtojë në Evropë për të vizituar presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në ditët në vijim. Ai mori ftesa nga të dy.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika