Aktakuzë për ndërhyrje në konkurs, zyrtari në Kamenicë dyshohet se u avancua në detyrë

Është ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari të komunës së Kamenicës nën dyshimin se i njëjti kishte ndërhyrë në testimin mbi pozitën e motër-edukatores, konkurs publik ky në vitin 2022. Tre vite më vonë, ndonëse me aktakuzë dhe gjatë periudhës sa i njëjti ishte nën hetim, dyshohet të jetë ngritur në pozitë. Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Kamenicës nuk ka pranuar të deklarohet.

Ishte dhjetori i vitit 2022 kur konkursi për motër-edukatore në Kamenicë për kandidaten Afërdita Ajvazi ishte një mundësi punësimi.

Por ndonëse në fazën e intervistës kishte rezultuar me pikë më të mira, në atë me shkrim kishte rënë.

Me kërkesën për të parë testin e saj, nga personeli i ishte ofruar edhe testi i kundërkandidates i cili dyshohet se kishte pasur ndërhyrje.

“Testi ka shkuar mirë, s’kam pa diçka brenda kohës por kur përfundoi intervista kemi kuptuar se testi është i plotësuar nga një zyrtar komunal. Pas disa insistimeve kemi pa testet, pamë që ishin të plotësuara…konkursi u anulua pas ankesës së kandidates së tretë”, ka thënë Afërdita Ajvazi, kandidate në konkurs publik.

Që atëherë, kjo e ka shtyrë Ibrahimin të mos aplikoj më në asnjë konkurs.

“Ka dy vite që nuk kam aplikuar më. S’kam vullnet më për t’i marrë letrat e për t’i dorëzuar për ndonjë konkurs tjetër. Kjo ishte arsyeja që s’kam dikë për të ma mbushur mua testin”, ka shtuar Ajvazi.

Ajvazi ka vendosur të ndjek rrugët ligjore e akuzat e saj, i ka mbështetur Prokuroria Themelore e Gjilanit e cila ka ngritur një aktakuzë ndaj Shuajb Laknës që asokohe mbante pozitën “Zyrtar i Personelit” e që kishte qenë edhe pjesë e komisionit.

“Më datën 10.2.2023 në Kamenicë, i pandehuri zyrtar personeli në Komunën e Kamenicës me qëllim mohimin apo kufizimin e personave të tjerë në të drejtën e punësimit në kushte të njëjta ka vepruar në atë mënyrë që në cilësi të anëtarit të komisionit përzgjedhës…kandidates A.I ia mbush testin…Me çka ka kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza është ngritur që nga dy shkurti i këtij viti e pavarësisht se Shuajb Lakna ishte nën hetime në periudhë dy vjeçare, i njëjti ka vazhduar të mbajë pozitën e tij, gjë që bie në kundërshtim me Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës në kuadër të Ligjit për Zyrtarë Publik.

Por kjo nuk ka ndodhur në komunën e Kamenicës.

Në dokumentet e siguruara nga televizioni, i njëjti tanimë dyshohet të ketë marrë detyrën e U.D të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve njerëzore, të paktën si i tillë ka dhënë nënshkrimin në datën 11 të këtij muaji.

Por, për asnjë prej këtyre çështjeve nuk ka dashur të flas Kryetari i Komunës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj nuk ka pranuar të deklarohet për televizionin me arsyetimin se agjendën e ka të ngjeshur.

Ndërhyrjen me shkrim në tekstin e kundërkandidates e ka vërtetuar edhe ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë por që këtë, sipas aktakuzës e kishte mohuar Lakna.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika