Mot me diell dhe i ftohtë, acar në mengjes

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ftohtë.

Mëngjesi në veçanti do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në -6 gradë Celsius.

Në viset malore edhe më acar. Dita vijon me diell dhe erëra të ftohta nga veriu e verilindja, por temperaturat rriten deri në 10 gradë Celsius në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë. Mëngjesi do të jetë me acar në të gjitha viset kontinentale, acar i fortë në viset kodrinore-malore. Dita vijon me diell dhe rritje graduale të temperaturave.

Nga nesër (e Enjte) do të kemi rikthim gradual të temperaturave pranverore, edhe pse edhe mëngjesi i së Enjtes pritet të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me acar.

Për fundjavë pritet mot relativisht i ngrohtë, por me shtim të vranësirave dhe nganjëherë me reshje lokale shiu./MeteoBallkan

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika