Pulmologu Gazmend Zhuri alarmon ndotësit e mjedisit në Kosovë, ndiqeni Podcastin e plotë “Fol Gjelbër” (Video)

Episodi i parë i Podcastit “Fol Gjelbër” i’u dedikua ndryshimeve klimatike, ndotjes së ajrit veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, ndikimit në shëndetin e njeriut, ndotësve aktiv në Kosovë si dhe mënyrës së mbrojtjes nga ndotësit.

Pulmologu Gazmend Zhuri ka ndarë ekspertizën e tij si profesionist shëndetësor duke theksuar se si këta ndotës kanë ndikim direkt në përkeqësimin e shëndetit të qytetarëve.

Në këtë episodë, ai ka shpjeguar se si pasojë e kësaj, të prekur janë të gjitha mosha pa dallim e sidomos personat me sëmundje kronike.

“Ndikimi i ndotjes së ambientit është i drejtpërdrejt dhe jashtëzakonisht i fuqishëm në shëndetin e njeriut, posaçërisht janë vunerabile moshat e reja, fëmijët nga 3 deri në 5 vjet edhe të moshuarit por edhe të tjerët nuk përjashtohen. Ndikimi i ambientit vjen në periudhën e dimrit kur përdoren për ngrohje materie të ndryshme që ndotin ambientin dhe ndotësit e tjerë dhe krejt kjo shkakton që edhe numri i kërkesave për vizita mjekësore të rritet”, tha Zhuri.

Zhuri gjithashtu ka theksuar se kryeqyteti ka nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit për shkak të disa faktorëve.

“Ndikon sektori i transportit gjegjësisht përdorimi i veturave nevojë e pa nevojë. Sikur ta kishte Prishtina një transport publik të mirë të cilin e ka pjesërisht sepse përdorin karburant fosilor, përdorin naftë këta autobusët por t’i kishin me rrymë kishte me qenë një situatë krejt ndryshe dhe krejt këto kanë veprim direkt sidomos tek këmbësorët që frekuentojnë rrugët e kryeqytetit e që si përdorin makinat”, potencoi pulmologu Zhuri.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin se thëngjilli po përdoret përsëri për ngrohje, duke përmendur se në disa lagje të kryeqytetit, në mbrëmje dominon era e djegies së qymyrit, që ndikon direkt në organet e frymëmarrjes.

Gjatë Podcast, pulomologu Zhuri ka folur edhe për rritjen e alergjive që sipas tij vjen po ashtu si pasojë e ndryshimeve klimatike që nuk i prek vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Podcasti i plotë në Radio Dukagjini:

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika