Rezultatet pritet të certifikohen javën e ardhshme, nëse Supremja s’ndryshon vendimin e PZAP-së

Foto ilustruese

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore, duke theksuar  se ato nuk kishin prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar rinumërimin apo anulimin e votave.

Kështu ka njoftuar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka potencuar se pretendimet për parregullsi duhet të mbështeten në prova konkrete dhe jo në hamendësime apo trende të votave.

“Tashmë, sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa,” ka shkruar Cakolli në Facebook.

Sipas tij, nëse nuk ka ndryshim të qëndrimeve edhe në Gjykatën Supreme, rezultatet e zgjedhjeve pritet të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika