Shtyhet Samiti për “Planin e rritjes”, pagesa për Kosovën peng i ratifikimit

Për shkak të tragjedisë dhe zisë në Maqedoninë e Veriut, është shtyrë Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes i parapatë të mbahej në Shkup këtë javë. Por, Kosova ende nuk i përmbyllur aspektet procedurale, të cilat pritet t’ia vonojnë qasjen në para-financim. Ndërsa, BE-ja planifikon që të nis me pagesat e rregullta ndërmjet pranverës dhe verës

Bashkimi Evropian vendosi të shtyjë Samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes i paraparë të mbahej këtë javë në Shkup, pasi Maqedonia e Veriut është në një javë zie – pas tragjedisë në Koçani.

“Ne po shohim mundësitë për data të reja për organizimin e Samitit së shpejti”, i tha TV Dukagjinit një zëdhënës i bllokut 27-anëtarësh.

Sidoqoftë, dy marrëveshjet e parapara me Komisionin Evropian në kuadër të Planit të Rritjes – për lehtësira dhe për hua – nga të cilat Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro nuk janë ratifikuar në Kuvend.

Derisa parakusht për përfitim mbetet ratifikimi, Kosova duhet të pres deri në konstituimin e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky parakusht vlen edhe për qasje në para-dhënien, që në rastin e Kosovës mund shkojë deri në rreth 60 milionë euro.

“Për të nisur reformat, shtetet/vendet mund të kërkojnë deri në 7% para-financim nga totali i shumës së paraparë nën këtë Lehtësim (nga shuma indikative fillestare e financimit në dispozicion për secilin përfitues). Të gjithë përfituesit me Agjenda të Reformave të miratuara e kanë kërkuar këtë. Përfshirë Kosovën” – Komisioni Evropian.

Megjithatë, për pagesat e rregullta për projekte konkrete ka edhe disa muaj kohë.

“Komisioni tani është duke i finalizuar hapat proceduralë, të cilët duhet të mundësojnë lejimin e para-financimit sa më parë të jetë e mundur, më 2025. Pagesat e para të rregullta priten ndërmjet çerekut/tremujorit të dytë dhe të tretë të 2025-tës, pas përmbushjes së kushteve të parapara” – Komisioni Evropian.

Nga totali deri në 882 milionë euro, Kosova mund të përfitojë rreth 250 milionë euro grante dhe pjesën tjetër kredi të leverdishme.

Ndryshe nga Kosova, BE-ja i konfirmoi Dukagjinit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë përpara në përgatitje dhe se para-financimi për to pritet të nis së shpejti.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika