Maliqi: Abdixhiku veç sa s’po thotë bëjeni koalicionin se më shpëton mua dhe partin, PDK më stabile por e vetëm s’mundet

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se PDK e LDK po mundohen që ‘’gjithësesi’’ me ja gjuajt njëra tjetrës koalicionin me Albinin, sidomos LDK-ja.

‘’Abdixhiku veç që s’po e thotë, bëjeni ju se kjo mua më shpëton edhe partinë time. Tash edhe te LDK-ja janë këto çarjet e brendshme’’, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës sipas Maliqit duket më stabile dhe në fushatë ka qenë më e qetë, por ‘’edhe ajo vet nuk mundet me nxjerr Kosovën prej kësaj situate. Por është ma pozitivja se po thotë OK, ulemi e bisedojmë’’, ka thënë ai gjatë një interviste në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Tutje Maliqi ka thënë se çarja më e madhe në LDK ka ndodh për shkak të bashkëpunimit me PDK.

”Ata dy tre herë kanë e kanë bë qeverisjen, ndonjëherë ka qenë më e mirë, më e keqe mirëpo ka funksionu. Kjo e ka dëmtu sidomos LDK-në disa herë dhe çarja e tyre ka qenë për shkak të bashkëpunimit me PDK-në dhe Hashim Thaçin”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika