“Përpjekje për të destabilizuar rajonin” ministri Pirro Vengu flet për marrëveshjen

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu në “Tonight” në Euronews Albania ku përballë Mirela Milorit ka dhënë më tepër detaje rreth marrëveshjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

Ai tha se ka pasur përpjekje në zonën kufitare të Kosovës për të krijuar situata destabilizimi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë.

“Vlerësimi ynë dhe i të gjitha strukturave aleatë në fakt është se në zonën kufitare janë bërë disa pëërpjekje për të krijuar situata destabilizmi dhe situata që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe vigjilentë që ti parandalojmë këto situata. Ndaj ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO të kërkojë një vigjilencë më të madhe dhe KFOR të ketë instrumente më të mëdha operacionale dhe mjetesh në dispozicion në terren. Kërcënimet mund të jenë edhe të natyrës hibride, krime kibernetike, sabotazhe, elementë të kësaj natyre që mund të krijojnë destabilizim. Gjithashtu kemi kërkuar që qeveria e Kosovës të rakordojë të gjitha veprimet e saj me KFOR-in”,-tha Vengu.

Lidhur me marrëveshjen, ministri i Mbrojtjes tha:

“Kjo është një marrëveshje e hapur, nuk është një marrëveshje ekskluzive. Patjetër që është një marrëveshje ku rëndesa jepet nga përfshirja e këtyre tre shteteve ta para. Ne kemi pasur interes edhe nga kolegët Bullgarë për tu përfshirë, sepse edhe ata kanë të njëjtin lexim të kërcënimeve në rajon, kanë të njëjtin dedikim për sa i përket destabilitetit. E njohin Kosovën dhe rëndësinë që ka integriteti i saj, sikundër kemi dhe një bashkërendim kur vjen puna te mënyra se si e konsiderojmë rëndësinë e korridorit 8. Nëse Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do kenë dëshirën për t’ju bashkëngjitur parimeve të kësaj marrëveshje, pa dyshim jemi krejt të hapur”.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika