Maqedonci takon Prattipatin dhe McKinney-n, diskuton për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar të enjten me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, dhe gjeneralin e brigadës, Chris A. McKinney.

Në qendër të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve.

Maqedonci e bëri të ditur takimin përmes një postimi në Facebook, ku theksoi rolin e SHBA-së si partner kyç në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu informoi zyrtarët amerikanë për të arriturat e deritanishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke nënvizuar angazhimin për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve të reja.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika