‘Unë s’jam i kënaqur’, Haliti: PDK ka hy në zgjedhje me projekt për të dal partia e parë

Xhavit Haliti nga PDK i cili në zgjedhjet e fundit nuk mori votat e mjaftueshme për tu bërë deputet në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur për rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe sagës së mos certifikimit të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se në të gjitha zgjedhjet e kaluara rezultati është dhënë thuajse në natën e parë dhe se votat janë numëruan në qendrat e votimit.

‘’Tani ligji i ri ka tjera komplikime, për të pas një transparenc më të madhe, për të pas një mundësi më pak për të keqkuptu se ka keq përdorime e vjedhje të votave apo s’ka. E kanë vendos bashkë të gjitha partitë, edhe PDK me përfaqësuesit e vet që kanë qenë, e kanë bë këtë ligj. Vet ligji e stërzgjat këtë çështje’’.

‘’Numërimi i votave ka qenë transparent dhe vërejtjet janë ato që janë’’, ka thënë ai.

Haliti ka thënë se nuk është i kënaqur me procesin e zgjedhjeve.

‘’Unë s’jam i kënaqur’’ sepse sipas tij PDK ka hy në zgjedhje me një projekt me të cilin ka pas me dal partia e parë.

Ai ka thënë se mbas luftës kanë pas më shumë si përqindje se sa sot, por nëse krahasohet me zgjedhjet e kaluara edhe sot ‘’kemi më shumë deputet se në zgjedhjet e kaluara. Në raport me zgjedhjet e kaluara ne jem më mirë tani dhe jemi partia e dytë’’.

Ai ka thënë se në PDK nuk ka pasur telashe të brendshme por ka pasur konkurrencë të brendshme.

Ai ka thënë se votat janë koncentru tek kandidatet që vijnë nga ato zonat e përcaktueme.

‘’Fatkeqësisht një pjesë e madhe e Kosovës ose një përqindje regjionesh ose komunash kanë mbet të pa përfaqësuara në grupin parlamentar të PDK-së, ashtu siç kanë mbet edhe tek partitë e tjera’’.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika