​Osmani dhe Anu bisedojnë për sigurinë dhe hapat drejt formimit të qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda u fokusua në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, emisarit special evropian për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesve ushtarakë të SHBA-ve, si dhe vizitën e presidentit të Letonisë.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.

Osmani dhe Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftim. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika