Kica-Xhelili për reagimin e saj ndaj Hotit: Jemi njerëz, isha e suprizuar, ishte reaksionale

Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së ka shpjeguar një reagim të saj ditë më parë kur e quajti “qesharake” elaboratin e Avdullah Hotit kundër kryesisë së LDK-së.

Ajo ka thënë se ishte “e surprizuar” dhe se reagimi i saj “ishte reaksional”.

Për Hotin ajo u shpreh se është person “kyç” në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se është “i vlefshëm dhe i rëndësishëm”.

“LDK absolutisht e çmon çdo mendim ndryshe. Nuk dua që nga një surprizim momental, reaksional të lexojë dikush diçka tjetër përtej asaj që është. Unë e dëgjova mbrëmë se si po lexohej reagimi im. Më pas lëshohej në atë se cila ishte tendenca e termin ‘qesharak’”.

“Zoti Hoti është akter kyç në LDK, ka qenë kryeministër nga radhët e LDK-së, mendimi i tij do të ketë gjithmonë rëndësi dhe vlerë”, tha ajo.

“Arsyeja se pse unë kam qenë e suprizuar…në fund të fundit ne jemi njerëz, kur dikush na thërret në telefon shpejt e shpejt jo secili nga ne artikulojmë njësoj, dhe mua sinqerisht në atë moment më është dukur qesharake.

Jo që s’kam vlerësim për Hotin, assesi – por, sepse së pari Lumir Abdixhiku nuk ka shumë që është votuar si kryetar unanimisht”, tha Kica-Xhelili në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika