Presidentja Osmani viziton Singaporin, takon homologen e saj Yacob

Vjosa Osmani është pritur nga presidentja e Singaporit Halimah Yacob, ku prej saj ka kërkuar që të thellohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Singaporit Halimah Yacob.

Gjatë vizitës së saj zyrtare në shtetin e Singaporit, presidentja Vjosa Osmani është pritur nga homologia e saj, presidentja Halimah Yacob.

Osmani i ka thurur lavde shtetit aziatik, duke thënë se “Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi”.

Tutje, sipas njoftimit, Osmani ka kërkuar avancim të bashkëpunimit me shtetin e Singaporit, në fusha të ndryshme siç janë teknologjia e arsimi.

Presidentja Halimah Yacob dhe presidentja Vjosa Osmani

Përveç Singaporit, presidentja Osmani ka vizituar edhe Tajlandën, ku është pritur nga kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha.

Presidentja Osmani, gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në një tryezë me karakter ekonomik të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshilli Diplomatik dhe Odën Ekonomike të Tajlandës dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës

Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika