Vetëvendosje ende nuk e ka apeluar vendimin e PZAP-së në Supreme

Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për votat e ardhura me postë – ku PZAP e kishe refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit të fjalë kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare

Kjo vjen pavarësisht se LVV kishte paralajmëruar se do ta apelonte këtë vendim. Afati për të dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme mbyllet brenda një ore.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Gjykata Supreme e Kosovës, dje me date 20 mars 2025, ka pranuar një (1) ankese nga kandidati për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, te ushtruar kundër vendimit te PZAP-se, A.636/2025. Deri ne këtë kohe, nuk është pranuar asnjë ankese tjetër, lidhur me rezultatin e Zgjedhjeve Nacionale, përkatësisht ankese kundër vendimeve te PZAP-se”, ka thënë Supremja për Dukagjinin.

Kujtojmë se, Vetëvendosje kishte kërkuar anulimin e 18,933 votave të ardhura me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke pretenduar manipulime. Gjithashtu, kishte kërkuar përsëritjen e procesit të votimit me postë dhe largimin e disa kandidatëve të LDK-së nga lista përfundimtare e deputetëve. Megjithatë, PZAP konstatoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe rrjedhimisht e refuzoi ankesën.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika