Shqipëria e mbyll pjesën e parë me avantazh të dyfishtë ndaj Andorrës falë Rey Manajt

Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’

Shqipëria ka dominuar plotësisht në pjesën e parë të ndeshjes kundër Andorrës.

Me dy golat e Rey Manajt, Shqipëria e ka mbyllur me rezultat 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Andorrës. Ndeshja Shqipëri – Andorrë po luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë dhe i takon Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Manaj i shënoi dy golat brenda dhjetë minutave. Të parin e shënoi me kokë në minutën e nëntë pas harkimit të Kristjan Asllanit, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 19-të pas asistimit të Armando Brojës.

Andorra nuk rrezikoi asnjëherë portën e Shqipërisë gjatë 45 minutave të pjesës së parë./Telegrafi

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika