PDK pret në iftar delegacionin e BIK-ut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e Ramazanit si kohë e solidaritetit dhe reflektimit, duke uruar që ky muaj të sjellë paqe dhe harmoni për çdo familje.

“Sot, sipas traditës, pritëm në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërrnava.

Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri.

Muaji i bekuar i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm bukën, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Uroj që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje!”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika