Arsenali është larguar nga gara për nënshkrimin e Raphinhas pas nënshkrimit me Gabriel Jesusin.
Marrëveshja e Arsenalit me Gabriel Jesus ka kushtuar 52 milionë euro.
Kjo ndikon që klubi londinez të braktisë ndjekjen e tyre për sulmuesin anësor. Kjo nga ana tjetër do të thotë që Barca, një nga rivalët e tyre, ka një shans më të madh për të nënshkruar me lojtarin e Leeds në javët në vijim
Klubi anglez dëshiron të zgjidhë situatën e Raphinhas sa më shpejt të jetë e mundur dhe po pret që të hyjë leva e parë ekonomike e Barçës. Sapo të jetë gati, ‘Los Cules’ do të bëjë ofertë për lojtarin.