Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka pritur në takim shefen e Zyrës së Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali, me të cilën biseduan për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.
Përmes një postimi në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se përgjatë bisedës së tyre, Latifi ka informuar ambasadoren greke mbi aktivitetet në procesin e transformimit të shëndetësisë në Kosovë, mundësitë e bashkëpunimit me Greqinë dhe sfidat përgjatë rrugëtimit të saj.
Mes të tjerash, pritet që Ministri Latifi dhe homologu i tij nga Greqia të takohen së shpejti.