Miroslav Lajçak mbërrin në ambientet e Qeverisë

Miroslav Lajçak ka mbërritur në Prishtinë, respektivisht në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku pritet ta takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Lajçak do të qëndrojë në Kosovë, nga e hëna e 27 qershorit deri më datën 29, të po këtij muaji.

Kjo ishte bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor”, thuhej në njoftimin për media.

Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd

Në njoftim është bërë e ditur se emisari i BE-së gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me Albin Kurtin dhe liderët e partive kryesore opozitare.

Gjithashtu, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se “Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën e 29 qershorit. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën e 28-qershorit”.

Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika