26 vjet nga masakra e familjes Muliqi, Kurti bënmhomazhe te varrezat e tetë martirëve

Këtë të diel shënohet 26-vjetori i masakrës së dytë në Abri të Epërme.

Me këtë rast kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë varreve të tetë martirëve të lagjes Muliqi.

Në këtë masakër u vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi.

“Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeç”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika