Trump kërcënon Iranin: Nëse s’ka marrëveshje, do të ketë bombardime

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe taksa dytësore, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin bërthamor.

Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin biseduar, por nuk dha më shumë detaje rreth bisedës.

“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime. Dhe ka edhe mundësinë që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do t’u vendos taksa dytësore, ashtu siç kam bërë katër vjet më parë”, tha Trump, raporton CNN.

Gjatë mandatit të parë, nga 2017 deri në 2021, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015, e cila ishte nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore dhe që vendoste kufizime të rrepta për aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por tani, Trump ka rivendosur sanksione të gjera amerikane, dhe Republika Islamike ka tejkaluar kufizimet e arritura në marrëveshje, duke zhvilluar një program të gjerë të pasurimit të uraniumit.

Deri më tani, Teherani ka injoruar paralajmërimin e Trumpit për nevojën e arritjes së një marrëveshje, pasi përndryshe do të përballet me pasoja ushtarake.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika