Abdixhiku: Sulme të sinkronizuara ndaj LDK-së, dorëzimi para presionit nuk ndodhë më

Një ditë më parë në media janë publikuar disa biseda si “skemë e vjedhjes së votave të diasporës brenda LDK-së”, aty diskutimet ndodhën mes figurave të rëndësishme të LDK-së, përfshirë Arben Gashin e Kujtim Shalën.

Në këtë situatë, pati reagime të shumta nga zyrtarë të Vetëvendosjes që shpërthyen në akuza ndaj LDK-së.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku përmes Facebook-ut ka reaguar lidhur me këto akuza.

Ai ndër të tjera thotë se temat “e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi”.

Abdixhiku deklaron se LDK po përballet me sulme të sinkronizuara. Ai shton se “LDK është e fortë, unike e përtrirë!”.

Dhe, sipas tij “kurrë më bashkë se sa sot!”.

“Zërat e shtetrur nuk e lëkundin më! Kthim prapa nuk ka më! Nuk ka kthim në pragun e shuarjes! Po rritemi, më shumë e më shpejtë se secili! Dorëzim para presionit nuk ndodhë më!”, shprehet kryetari i LDK-së.

Abdixhiku më tej thotë se “LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë. LDK i ka besuar institucioneve tona edhe kur ka fituar në tri nivele betejën e tentim anulimit të votave tona me partinë në pushtet. Tri fitore në tri nivele – sepse vota jonë është e shenjtë dhe e drejtë! Prandaj dhe fitorja ligjore. Nga opozita, nga vendi i tretë, nga pozicioni i sulmuar nga të gjithë përnjëherë! E drejta megjithatë triumfon!”.

Postimi i plotë:

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika