Shpërthim te posta në Zveçan, s’ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, në minutat e parë të së martës, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani. Ai ka bërë të ditur, nga detonimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka dëme materiale.

“Kemi informacion për një detonim që është dëgjuar te ndërtesa e postës në Zveçan rreth orës 00:30”, ka deklaruar Elshani.

Ai ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërkaq, siç ka shkruar mediumi lokal në gjuhën serbe, “kossev.info” objektit i janë thyer xhamat. Ky medium ka raportuar se dhjetëra policë kanë qëndruar në vend të ngjarjes, bashkë me ekipet e deminimit.

Në këtë ndërtesë ishte vendosur shenja e Postës së Kosovës vetëm pak ditë më parë. Deri në mbylljen nga autoritetet e Kosovës vitin e kaluar, aty operonte Banka e Kursimeve Postare serbe.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika