Posta e Kosovës dënon ashpër sulmin në Zveçan: Nuk zmbrasemi për ofrimin e shërbimeve cilësore

Posta e Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin ndaj zyrës postare në Zveçan 2, sic e emërtuan si “akt kriminal” dhe kërkon hetimin e plotë e këtij rasti. Në reagimin e Postës së Kosovës thuhet se sulmi i mbrëmshëm nuk e “zmbrapsë përkushtimin për të ofruar shërbime cilësore dhe zgjerimin në krejt vendin.

Posta e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se së shpejti do kthehet në shërbim zyra postare në Zveçan 2.

“Njoftim

Sot, pas mesnate, zyra postare Zveçan-2, e vendosur në qendër të Zveçanit, është sulmuar me mjete shpërthyese.

Posta e Kosovës Sh.A. dënon ashpër këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

Ky sulm nuk na zmbrapsë në përkushtimin tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të zgjeruar prezencën postare në të gjithë vendin.

Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës.

Falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional. Së shpejti edhe zyra postare Zveçan-2 do të rikthehet në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Postës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika