Peci për shpërthimin në Zveçan: Provokim i rrezikshëm dhe vepër e organizuar terroriste

Sot ka ndodhur një sulm me granatë dore në zyrën postare Zveçan 2. Ky shpërthim ka ngjallur reagime të sferës politike-publike. Ilir Peci, kreu i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Peci ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se ky incident ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktimë në njerëz.

Ai e cilësoi këtë akt si provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste.

“Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci  ka dënuar  sulmin me granatë që u bë sot kundër zyrave të Postës së Kosovës në qendrën e këtij qyteti verior. Ky incident, i cili ndodhi në orët e mëngjesit, ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima njerëzore. Peci e ka cilësuar këtë akt si ‘një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë’ ”, ka shkruar Peci.

Kryetari i Komunës së Zveçanit po ashtu ka thënë se ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët.

“Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, deklaroi Peci.

Ndryshe, sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika