Haradinaj: Shpërthimi në Zveçan, vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për sulmin e orëve të para të së martës në zyrën postare të Postës së Kosovës në Zveçan. Haradinaj tha se sulmet e përsëritura ndaj institucioneve të Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” tha se sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi.

“Sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi.

Policia dhe institucionet e sigurisë po dëshmojnë qartë aftësinë dhe gatishmërinë për t’i sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në Kosovë.

Përkrahja për këto institucione duhet të jetë e pa rezervë nga qeveria e Kosovës.

Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s në krye me SHBA.”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika