Vetura përplaset në një shtëpi në Suharekë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën mbrëma në Suharekë. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Portalin Dukagjini se në këtë aksident një veturë është përplasur në një shtëpi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës

Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën mbrëma në Suharekë. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Portalin Dukagjini se në këtë aksident një veturë është përplasur në një shtëpi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Bytyqi ka thënë se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Me datë 30.03.2025, rreth orës 22:50 është raportuar se ka ndodhur një aksident te rrethrrotullimi në rrugën ‘Skënderbeu’ në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur ngase ngasësi i automjetit nuk e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e automjetit, si pasojë ka goditur një shtëpi. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime, njëri nga ata lëndime të rënda”, ka thënë ai. 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika