Konjufca: Kosovës dhe rajonit, rreziku i vjen nga Serbia

“Kosovës dhe rajonit rreziku i vjen nga Serbia, si i vetmi shtet që ka bashkëpunim intensiv politik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, gjë që bie ndesh me rrugën evropiane dhe demokratizuese të rajonit”. Kështu ka thënë kryetari në detyrë Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë takimit që pati me delegacionin e pjesëmarrësve në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që udhëhiqej nga drejtori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjenerali, Ylli Pulaj

“Kosovës dhe rajonit rreziku i vjen nga Serbia, si i vetmi shtet që ka bashkëpunim intensiv politik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, gjë që bie ndesh me rrugën evropiane dhe demokratizuese të rajonit”. Kështu ka thënë kryetari në detyrë Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë takimit që pati me delegacionin e pjesëmarrësve në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që udhëhiqej nga drejtori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjenerali, Ylli Pulaj.

“Konjufca e cilësoi këtë kurs përbrenda gamës së thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, por edhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve përgjatë rrugës së Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës rreth takimit.

Kryetari Konjufca tutje ka thënë se vazhdimi në këto hapa nxit profesionalizimin, bashkëpunimin dhe përafrimin gjithnjë e më të madh në fusha të rëndësishme si ajo e mbrojtjes dhe sigurisë, që sipas tij, merr vlerë edhe më të madhe duke konsideruar kërcënimet që i sjell rajonit dhe sigurisë evropiane në përgjithësi pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika