Partia Socialdemokrate (PSD), të hënën në mënyrë simbolike, kanë dorëzuar para objektit të Qeverisë së Kosovës qindra peticione, rreth marrëveshjeve që dikur i kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje.
Një nga peticionet që PSD-ja ka dorëzuar është edhe ai për kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi, në vitin 2015, ku ishte nënshkrues edhe kryeministri i tanishëm, Albin Kurti.
“Ajo që është interesante, në fund të njërës prej kësaj fletave, nënshkrues është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Siç mund ta shihni me datën 18.09.2015, Albin Kurti e nënshkruan këtë tekst, pra nuk mund të jenë dy Kurta, edhe ai i cili e nënshkruan kundërshtimin edhe ai i cili e zbaton këtë marrëveshje”, ka thënë Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së.
“Kritika jonë nuk është që Albini i ka ndërruar fjalët, kritika jonë është që Albini po e bën një marrëveshje të dëmshme”, ka vijuar Molliqaj.