Librarisë Dukagjini po i shtohet një kapitull

Në pikën e re të librarisë Dukagjini, në Interex te Central Park në Fushë Kosovë, lexuesit do t’i ofrohet një mundësi e re për t’u bërë pjesë e botës së librit.

Në këtë hapësirë të re do të gjeni mbi 10 mijë tituj nga autorët më të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, libra nga zhanret më të ndryshme, dhe padyshim, titujt më të shitur dhe më të kërkuar të momentit.

Kjo hapje shënon një tjetër sukses të rrjetit tonë dhe një mundësi të re për t’ju sjellë më afër botës së leximit. Ju ftojmë të gjithëve të vini, të eksploroni dhe të festojmë së bashku këtë hap të rëndësishëm për kulturën e leximit në vendin tonë.

Mirë se vini në shtëpinë e re të librit – Dukagjini Bookstore, Vitalend – Central Park, Fushë Kosovë!

Pika e re e librarisë, do ta ketë hapjen me datën 04 prill 2025, ditë e premte.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika