Nga 3 prilli fillon dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit, njofton Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga data 3 prill, gjobat e trafikut do të dërgohen drejtpërdrejt te pronari i automjetit, pavarësisht se kush e ka drejtuar atë në momentin e shkeljes.

Sipas njoftimit zyrtar, gjobat do të dorëzohen përmes Postës së Kosovës dhe platformës e-Kosova.

Njoftimi i plotë:

Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit

Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Si do të dërgohen gjobat?

Përmes Postës së Kosovës

Përmes platformës e-Kosova

Çka duhet të dini?

Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.

Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.

Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.

Lehtësira për qytetarët

Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!

Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.

A keni shitur një automjet?

Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.

Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!

Policia e Kosovës | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika