Kurti thekson bashkëpunimin e FSK-së me institucionet britanike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tek ka falënderuar Sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, për mbështetjen britanike për Kosovë, ka theksuar bashkëpunimin e institucioneve ndërshtetërore, ndërsa ka veçuar atë mes institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tek ka falënderuar Sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, për mbështetjen britanike për Kosovë, ka theksuar bashkëpunimin e institucioneve ndërshtetërore, ndërsa ka veçuar atë mes institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti me një pjesë të kabinetit qeveritar pritën Lammyn të martën në darkë. Bashkë me Lammyn ishte edhe e dërguara e posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

“Kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe e falënderoi Sekretarin e Shtetit dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtetndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona. Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

Kurti në takim bëhet e ditur se ka folur për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, investimet në mbrojtje dhe objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian e Këshill të Evropës.

Në takim, kryeministri Kurti e Lammy kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në rajon e gjepolitike në Evropë.

“Kryeministri Kurti theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb. Shtoi se ai duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij”, përfundon komunikata.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika