Cakolli kritikon Kurtin për mbajtjen e takimeve për qeverinë e re në ndërtesën e Qeverisë

Eugen Cakolli, KDI

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për organizimin e takimeve konsultative për formimin e qeverisë së re brenda objektit të Qeverisë.

Kurti nis konsultimet me pakicat për qeverinë e re

Sipas Cakollit, një praktikë e tillë është e gabuar dhe nuk duhet të normalizohet, pasi qeveria aktuale është ende në detyrë dhe nuk ka mandatim zyrtar për krijimin e ekzekutivit të ri.

Ai e cilësoi këtë praktikë të gabuar dhe tha se ajo zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë

“Nuk është në rregull dhe as s’duhet të normalizohet që takimet “konsultative” për formimin e qeverisë së re të mbahen në ndërtesën e Qeverisë – e aq më pak që për to të lëshojë njoftim Zyra e Kryeministrit. Aq më tepër kur ende nuk ka mandatim zyrtar për formimin e qeverisë, e qeveria aktuale është “në detyrë”.

Kjo nuk është çështje teknike, por një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti.

Një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të tregojë standarde më të larta – jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të veta. Prandaj, takimet konsultative për formimin e qeverisë duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Cakolli.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika