Me anë të një postimi në Facebook, Komuna e Gjakovës ka njoftuar se të hënën e 27 qershorit kanë filluar punimet për ndërtimin e tri segmenteve të reja, të cilat përfshijnë shkallë dhe rrugë të kubëzuara që do ta lidhin qytetin me kodrën e Çabratit.
Në njoftim shkruhet se investimi i Komunës së Gjakovës është rreth 85 mijë euro.
Nëpërmjet këtij investimi do të bëhet një qasje më e shpejtë dhe e lehtë nga qyteti deri në kodrën e Çabratit.
“Në nisje të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Në njoftim shkruhet tutje se, Gjini ka thënë se ky investim, përpos se do t’iu lehtësojë lëvizjen banorëve të lagjes, do të jetë edhe si atraksion për qytetarët dhe vizitorët e tjerë.