Çitaku: Me një qeveri stabile e të përgjegjshme, sanksionet i hiqen Kosovës pa asnjë lloj koncesioni

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK) ka thënë se me një qeveri stabile e të përgjegjshme sanksionet do ti hiqen Kosovës.

“Me një qeveri stabile, të përgjegjshme e të parashikueshme e cila nuk e keqpërdorë mbështetjen e aleatëve e të cilët në masë të madhe Albin Kurtin e kanë toleruar shumë më shumë se ç’kanë toleruar të tjerët, sanksionet i hiqen Kosovës pa asnjë lloj koncesioni”, ka thënë ajo.

Ajo tutje është shprehur në Debat Plus se ka edhe hapa të tjerë që “ne do të mund ti ndërmarrim bashkë me aleatët tanë në funksion të fuqizimit edhe të sovranitetit edhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në rast se në Kosovë e kemi një qeveri të përgjegjshme dhe stabile”, është shprehur ajo.

Ajo është pyetur lidhur me dorëheqjen e policëve, gjyqtarëve e prokurorëve serb se në rast se PDK do të jetë në qeveri a do ti rikthej të njëjtit në punë.

“Ato janë gjëra të përcaktuara me ligj edhe unë e di me saktësi që Kosovës nuk i është kërkuar as edhe njëherë nga aleatët e saj që të ndërmerr hapa jo ligjor dhe kushtetues. Sigurisht që ne do të duhej të bëjmë shumë punë… edhe se di pse po kemi frikë të gjithë për me fol për të drejtat e komuniteteve në Kosovë. Na nuk duhet me u friku prej të drejtave të komuniteteve jo shumicë se nuk rrezikohet në Kosova nga më pak se 10% e popullsisë.”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika