Çitaku kritikon Kurtin: Negociatat për qeverinë s’duhet të zhvillohen nga zyra e kryeministrit

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj takimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë së re.

“Këto pamje nuk do të duhej të shfaqeshin asnjëherë, sepse negociata të tilla një kryetar partie do të duhej t’i zhvillonte ose në parlamentin e Kosovës, ose në zyrat partiake, jo nga zyra e kryeministrit me persona që sot janë ministra në detyrë në qeverinë e tij”, ka deklaruar Çitaku në Debat Plus.

Ajo e ka konsideruar të padrejtë që presioni për formimin e qeverisë të bjerë mbi partitë e komuniteteve joshumicë.

“Edhe ne kemi pasur takime me përfaqësues nga komunitetet jo shumicë, por është shumë e pandershme që presioni të bartet te ta. Tradicionalisht, partitë joshumicë kanë shkuar me shumicën shqiptare, por çështja kryesore është kush do ta ketë shumicën shqiptare në parlament”, ka theksuar Çitaku.

Sipas saj, vendosja e përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë nën presion dhe shantazh publik, ndërkohë që janë ende ministra në detyrë, është politikisht e gabuar dhe e papranueshme edhe në nivel njerëzor.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika