Paralajmërohet sërish bllokadë te ZRRE-ja kundër shtrenjtimit të rrymës

Grupi “Asnjë cent më shumë” ka njoftuar se këtë të enjte, nga ora 08:00, do të organizojë sërish një bllokadë para Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Në njoftimin e tyre, aktivistët këtij grupi nuk kanë dhënë detaje të tjera përveç thirrjes për qytetarët që t’i bashkohen protestës.

Ky paralajmërim vjen pas aksionit të së mërkurës, kur 12 pjesëmarrës u shoqëruan për dy orë në Polici për pengim të zyrtarëve të ZRRE-së që të hynin në vendin e punës.

Grupi protestues ka bërë të ditur se nuk do të ndalet me këto veprime derisa të marrë një konfirmim zyrtar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika