Voziti në kahjen e kundërt të lëvizjes, shoferi gjobitet me një vit ndalim të automjetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shoferi i cili ka vozitur në kahjen e kundërt të lëvizjes, i është shqiptuar gjoba me 00 €, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Sipas komunikatës për media bëhet e ditur se vetura është tërhequr nga trafiku me kompani për tërheqje.

“Me datën 03.04.2025 ne rrjetet sociale është publikuar një video-incizim i një Automjeti duke qarkulluar ne kahje te kundërt ne Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësinë kufitare ka identifikuar dhe ndaluar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahun e kundërt të lëvizjes, i njëjti është gjobitur me 500 €, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj gjithashtu mjeti përmes kompanisë për tërheqje është larguar nga trafiku”, thuhet në komunkatën për media.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika