Sekretari amerikan i Shtetit pritet ta vizitojë Ballkanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.

Ibrahimoviq u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

“Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviq në llogarinë e tij në X.

Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

“U pajtuan se vizita [e Rubios] do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Administrata e Trumpit më herët kishte propozuar që shpenzimet minimale të jenë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për t’i shpenzuar të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur.

Rubio u bëri thirrje të enjten 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të zotohen për rritjen e shpenzimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Mali i Zi është anëtar i aleancës së NATO-s që nga viti 2017./REL

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika