Haradinaj kujton masakrat në Rezallë, Llovcë dhe Llapqevë

Varrezat e dëshmorëve në fashtin Rezallë, Skenderaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Rezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës.

Haradinaj ërmes një postimi në Facebook tha se rruga e popullit të Kosovës drejt lirisë përveç që ishte e gjatë, njashtu edhe e përgjakshme.

“Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme. Aparati shtetëror serb nuk kurseu as fëmijët, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.  Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u ekzekutuan 26 vjet më parë në Rezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë”.

“Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika