Dy të mitur raportohen të zhdukur në Podujevë e Fushë-Kosovë

Dy persona të mitur janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit.  Policia ka njoftuar të dielën se bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare nga Fushë-Kosova dhe një djal 16-vjeçar nga Lupçi i Poshtëm, Podujevë. 

Rastet janë raportuar në polici nga prindërit e viktimave. 

“Ankuesi ka njoftuar policinë se djali i tij 16-vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin policor për rastin në Podujevë, që është raportuar gjatë mëngjesit të së shtunës. 

Ndërsa ai në Fushë-Kosovë, është raportuar në orët e mbrëmjes. 

“Ankuesi ka njoftuar policinë se vajza e tij 14-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Për asnjërin rast nuk dihet se kur janë larguar nga shtëpia. 
Rastet janë duke u hetuar. 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika