Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, 10 u liruan pas intervistimit

Në operacionin e zhvilluar më 5 dhe 6 prill nga Policia e Kosovës, janë ndaluar gjithsej 16 serbë, të ndarë në katër vetura me targa të Serbisë – katër prej tyre në Gjakovë dhe 12 në Prizren.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, katër nga të ndaluarit janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe, ndërsa ekzistojnë dyshime serioze se ata kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në territorin e Republikës së Kosovës.

Në Gjakovë, është ndaluar një veturë me katër persona. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur: Një hartë të Republikës së Kosovës Fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në BanjskëDy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative

Me urdhër të prokurorit, të katër personat janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, të dielën më 6 prill, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe dhe 12 persona në to janë ndaluar nga Policia e Kosovës te ura e Arastës në Prizren.

Pas intervistimit në stacionin policor, dhjetë persona janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Dukagjinin se dy të ndaluarit ishin prezantuar si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por nuk posedonin asnjë dokument identifikimi që do ta dëshmonte këtë.

“Sot, më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim. Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë”, ka theksuar Gashi.

Sipas informacioneve të siguruara nga autoritetet, grupi i 12 personave në Prizren po strehohej në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë të dyshuar të shërbimeve serbe të sigurisë.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se njëri nga të ndaluarit është zyrtar policie me gradë togeri në Serbi dhe ka lidhje të afërta familjare me Nemanja Radivojeviqin, i njohur si “Gandi”, njëri nga anëtarët e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë.

Ai gjithashtu ka lidhje me Vladimir Radivojeviqin, i njohur si “Miami”, që dyshohet të jetë organizatori kryesor i sulmit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Hetimet janë duke u zhvilluar, ndërsa institucionet e sigurisë në Kosovë janë të angazhuara për të zbardhur plotësisht qëllimin e veprimeve të këtyre grupeve dhe lidhjet e tyre me strukturat kriminale e terroriste në Serbi.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika